LDK denoncon në polici faqen në Facebook me emër “Deçani” me arsyetimin për shpifje

Fushata zgjedhore që ka nisur me datë 15 shtator, ka shfaqur agjendën e ngjeshur që kandidatët për kryetarë të komunave të Kosovës. Ata po zhvillojnë takimet me përkrahësit e tyre në të gjitha qendrat ku kandidojnë.

Gjatë zhvillimit të fushatës përveç premtimeve nuk po mungojnë edhe kritikat ndaj njëra tjetrës.

Përmes një një njoftimi të lëshuar për media dega e LDK-së në Deçan, ka bërë të ditur se ka denoncuar në Polici faqen me emrin “Deçani” në rrjetin social Facebook me arsyen se po bën shpifje rreth kandidates për kryetare të kësaj komune Hyri Dobrunaj.

Kjo është deklarata e plotë e lëshuar nga shtabi zgjedhor i LDK-së dega në Deçan:

Deklaratë për media! Shtabi Zgjedhor i LDK-së dega në Deçan, ka denoncuar në polici faqen në facebook me emër “Deçani” e cila parreshtur po shpifë, propagandon dhe po shpërndan të paverteta për kandidaten tonë për kryetare të Deçanit znj.Hyri Dobrunaj.

I bëjmë thirrje publike institucioneve kompentente që të merren me rastin në fjalë, për ta adresuar mbylljen kësaj dritareje të propagandës.

Humbje e të gjitha debateve, rritja e madhe e përkrahjes për Hyri Dobrunaj dhe LDK-në i ka tmerruar kampin kundështar në pushtet të cilët nuk po zgjedhin mjete duke sulmuar shpifur e shpërndarë gjuhë të urretjes, mbase në mungesë të ideve konkrete dhe fakteve kjo është puna që dinë ta bëjnë më së miri.

Në garën e 17 Tetorit do të garojmë me vlera dhe nuk do të fshihemi pas kuazi profileve të propagandës që nxisin përplasje në mes kampeve politike.”, thuhet mes tjerash në deklaratën e LDK-së.

Ndërsa Policia e Kosovës në këtë komunë ka thënë për TV Syri se rasti do të shqyrtohet më tutje sipas procedurave ligjore.

Read Previous

Ish-udhëheqësja e AKI-së që u shkarkua nga Osmani e Kurti, emërohet këshilltare e Ramës

Read Next

Pas tensioneve në veri, të mërkurën takimi në Bruksel mes Kosovës e Serbisë