Lazio vendos për të ardhmen e Vedat Muriqit

Lazio shpenzoi 18.5 milion euro për të blerë Vedat Muriqin nga Fenerbahce verën e kaluar. Sulmuesi dardan nuk ia ka dalë të justifikojë investimin e klubit italian.

Sezoni i parë në Serie A ka qenë për t’u harruar për 27-vjeçarin nga Prizreni, i cili numëron vetëm 2 gola dhe një asist me bardhekaltrit nga kryeqyteti.

Te Lazio janë lodhur me të dhe e kanë nxjerrë në merkato. Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare po kërkon për klube që mund të investojnë te Muriqi.

Tare është takuar ditën e sotme në Milano me ndërmjetësin Valerio Giuffrida. Tema e diskutimeve ka qenë shitja e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës. Fenerbahce është e interesuar për rikthimin e Muriqit, por ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare.

Read Previous

​Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite

Read Next

104 vjet nga lindja e Idriz Ajetit, babait të albanologjisë në Kosovë