Nuk kanë të ndalur sukseset për Kosovës nga sporti i xhudos, ku sot në skenë është paraqitur një tjetër yll.
Bëhet fjalë për xhudisten tonë, Laurina Gashi, e cila ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Kupën Evropiane për grupmoshat U18, raporton KosovaPress.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Gashi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në çerekfinale e mposhti në vazhdime me Ippon, xhudisten finlandeze, Pihla-Maria Seikkula.
Në gjysmëfinale Gashi e mposhti me Wazaari dhe Ippon xhudisten nga Ukraina, Mariaa Vasiuta, kurse në luftën për medaljen e artë, Laurina e mposhti me Ippon garuesen nga Lituania, Rugile Marozaite.
Pas Majlinda Kelmendi, Nora Gjakovës e Distria Krasniqit, Kosova tani ka një tjetër yll nga xhudo, Laurina Gashi. /KosovaPress/