Klauzola 150 mln euro, pronarët e rinj të Milanit kërkojnë rinovimin me Leao

Pronarët e rinj të Milanit kërkojnë me çdo kusht rinovimin e kontratës për Rafael Leao. Fondi Red Bird ka vendosur në prioritet lojtarët e rëndësishëm në skuadër të cilët ishin protagonist në suksesin e titullit kampion.

Një prej tyre është padyshim futbollisti portugez i cili ka ngjallur që tani interes te skuadrat e mëdha.

Megjithatë, për momentin kuqezinjtë janë mjaft të qetë duke pasur parasysh klauzolën e lirimit prej 150 milionë eurosh, e konfirmuar së fundmi nga Maldini.

Palët janë shumë afër një marrëveshje megjithatë vetëm në javët në vijim mund të kemi diçka zyrtare. Agjenti i Leaos kërkon të paktën 7 milionë euro pagë neto për klientin e tij ndërsa synimi i kuqezinjve është gjithashtu të rrisin klauzolën e lirimit në 250 milionë për të qenë më të sigurt./A2news/

Read Previous

Laureati rus i Nobelit nxjerr medaljen e artë në ankand, e dhuron për të ndihmuar refugjatët ukrainas

Read Next

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për studime në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë