Latifi: I pavdekshëm kujtimi për të rënët

Në 22 vjetorin e çlirimit të Rahovecit, kryetari i komunës, Smajl Latifi ka bërë homazhe te varrezat dhe përmendoret e dëshmorëve në Rahovec, Drenoc, Ratkoc dhe Krushë të Madhe.

Pas homazheve tek varrezat e dëshmoreve, i pari i Rahovecit tha se kujtimi për të rënët është i përjetshëm, pasi falë djersës, mundit dhe gjakut të tyre është arritur liria.

Latifi kujtoi 11 masakrat e kryera nga Serbia në Komunën e Rahovecit gjatë luftës së fundit në Kosovë, teksa shtoi se është obligim qytetar që të nderohen ata që dhanë jetën e tyre për lirinë e atdheut.

Për të shënuar Ditën e çlirimit komuna e Rahovecit ka organizuar një sërë aktivitetesh të cilat do të mbahen gjatë ditës së sotme./KosovaPress

Read Previous

Gjakova shënon Ditën e Çlirimit

Read Next

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Haki Rugovës