Gjakova shënon Ditën e Çlirimit

Sot komuna e Gjakovës shënon 14 qershorin,ditën e çlirimit nga okupatori serb.
22 vite më parë Gjakova u zgjua e lumtur pasi ishte dita kur iu dha fund krimeve serbe ndaj popullatës së pafajshme. Është një ditë e madhe për popullin e komunës së Gjakovës që gjatë luftës së fundit në Kosovë dha kontribut të pazëvendësueshëm në lirinë dhe pavarësinë e vendit.https://www.syri-vision.tv/

Gjakova e pagoi shumë shtrenjtë këtë liri me një numër të madh të të vrarëve, të plagosurve, të zhdukurve e të burgosurve. Paramilitarët serb shkaktuan dëme të mëdha duke djegur e shkatërruar shumë shtëpi e objekte tjera ekonomike.

Në luftën e 99-tës, Çarshia e Vjetër u dogj tërësisht. Gjakova nga lufta doli tërësisht e shkatërruar nga dora kriminale serbe, pasojat e secilës luftë ndjehen edhe sot 22 vjet pas.https://www.syri-vision.tv/

14 Qershori njëkohësisht është edhe një ngjarje e veçantë për gjithë gjakovarët që përjetuan gëzimin e çlirimit me hyrjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të NATOS. Gjithë ata që përjetuan këtë moment nuk do ta harrojnë përjetë një lumturi aq të madhe që solli dita e parë e lirisë me 14 Qershor 1999.

Përndryshe, për nderë të ditës së Çlirimit, komuna e Gjakovës ka planifikuar organizimin e shumë aktiviteteve ceremonial, kulturore e artistike.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Sinergjia në vendet e punës

Read Next

Latifi: I pavdekshëm kujtimi për të rënët