Mbeturina pafund jashtë rrethojave të varrezave të qytetit në Gjakovë janë tash e një muaj. Mirëpo, sot kjo deponi ilegale e mbeturinave nga më të ndryshmet u largua nga makineritë e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati”. Kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie Behar Ferizi tha se kjo nuk është hera e parë që ata përballen me një dukuri të tillë në këtë pjesë të qytetit.
Teksa theksoi se ky vend është një teren i papërshtatshëm për largimin e mbeturinave të krijuara nga kjo deponi ilegale, ai poashtu pati një thirrje në drejtim të atyre që bëjnë veprime të tilla, të mos i bëjnë më.
Ferizi ka theksuar mes tjerash se gjatë këtij viti Kompania Rajonale e Mbeturinave “Çabrati” ka bërë largimin e afro 47 deponive ilegale në të gjithë territorin e komunës së Gjakovës.