Largohet nga arresti shtëpiak personi që dyshohet se po organizonte vrasjen e trefishë në Gjakovë

Indeksonline ka publikuar para pak ditësh një audio-përgjim ku dëgjohet se si i dyshuari Manol Gjidodaj po bënte pazar për kryerjen e vrasjes së trefishtë në Gjakovë.

Gjidoda po dyshohet se nga fundi i muajit janar të vitit 2020, në lokalin “Scorpion” në Gjakovë, me dashje ka shtyrë personin tjetër, Lekë Marku që të kryej vrasjen e trefishtë, duke i premtuar shuma të larta të të hollave për kryerjen e këtyre vrasjes.

Cak i Gjidodës dyshohet se ishin Gjelbrim Gjoshi, Brahim Shala dhe djali i tij që ndodhet në burg.

Befasues dhe i papritur ishte vendimi i Prokurorisë në Gjakovë që vendimin për qëndrim në paraburgim, të ia ndërronte të dyshuarit Gjidoda me arrest shtëpiak.

https://indeksonline.net/ekskluzive-audio-inqizim-si-u-planifikua-vrasja-e-trefishte-ne-gjakove-biseda-mes-dy-personave-0/embed/#?secret=WKfAXGe0aO

Burime të Indeksonline bëjnë mësojnë se Manol Gjidodaj ka ikur nga arresti shtëpiak dhe ndodhet në arrati.

Indeksonline mëson se Gjidodaj duhej të qëndronte në arrest shtëpiak deri të dielën e ardhshme, me 25 korrik, para se të njoftohej me masën e ardhshme. Por, i dyshuari për organizimin e vrasjes së trefishtë është në arrati nga 2 korriku.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Gjakovës.

“I dyshuari, M.Gj, ka qenë në paraburgim nga data 29.04 2021 deri më 28.05.2021, përderisa, më 25.05.2021, me propozim të Prokurorit të rastit, për zëvëndësimin e masës në Arrest Shtëpiak, me Aktvendim të Gjykatës kompetente, më 26.05.2021, i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak deri më datën 25.07.2021.

Ndërsa më 02.07.2021, i njëjti nuk është gjendur në shtëpi, dhe për momentin gjendet në arrati” thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjakovës.

Indeksonline kishte kontaktuar Prokurorinë e Gjakovës se për çfarë arsye i ishte ndërruar masa të dyshuarit Gjidoda, nga paraburgimi, në arrest shtëpiak.

“I pandehuri ka qenë në paraburgim për 1 muaj, dhe i është ndërruar masa në arrest shtëpiak. Është intervistuar i pandehuri, dy dëshmitarë të dëmtuar, dhe ka mbetur për tu intevistuar edhe një dëshmitarë i cili gjendet jashtë Shtetit.

Arsyeja e ndërrimit të masës ka qenë për shkak se, rreth rastit vetëm është zhvilluar një bisedë mes të pandehurit dhe një dëshmitari, që pas gjitha veprimeve të ndëmarra nga prokurori i Shtetit, të hollat të cilat kinse janë premtuar për kryerjen e vrasjes , nuk dihet se nga kush janë ofruar, dhe se rasti si i tillë ka mbetur vetëm si tentative, dhe asnjëhere nuk janë dhënë ato to holla” thuhej në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Indeksonline kishte kontaktuar edhe me personat që dyshohet se do të ishin cak për ekzekutim.

Ata kanë thënë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të gjithë akterët e drejtësisë dhe se kërkojnë veprime konkrete ndaj personave që planifikojnë vrasjen e tyre./Indeksonline

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=1159093521232348

Read Previous

Sqarim rreth cilësisë së ujit nga KRU “Gjakova”

Read Next

Nga 1.421 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19