Largimi eventual i Lajçak-ut nga dialogu, Petritsch: Çdo ndryshim i shpejtë është problem

Diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, njëherit ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ish-Përfaqësues i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, beson se largimi i mundshëm i Miroslav Lajçak-ut nga posti i deleguarit të BE-së për dialogun për t’u kthyer në politikën sllovake si ministër i punëve të jashtme, do të ishte problem, por se zëvendësim i tij do të bëhej në afat të shkurtër.

“Çdo ndryshim i shpejtë është një problem. Lajçak ka një ekip të mirë-koordinuar”, thekson ai.

Pavarësisht nëse Lajçak do të largohet apo jo, Petritsch thekson se BE-ja duhet të sigurojë që dialogu, kuptohet nëse Kosova dhe Serbia dëshirojnë, të vazhdojë.

“Në dhjetor janë shpallur zgjedhjet në Serbi, pastaj do të ketë zgjedhje në Kosovë, në SHBA dhe në Parlamentin Evropian, pas kësaj do të vijojë formimi i Komisionit Evropian, si dhe zëvendësimi i kreut të Evropës, diplomacisë dhe personit që do të udhëheqë dialogun. Prandaj besoj se procesi i dialogut do të ndikohet nga zgjedhjet e ardhshme”, shtoi ai. /Albanianpost.com

Read Previous

“BE duhet të zgjerohet nëse dëshiron të përmirësohet”

Read Next

Osmani kërkesë kryeministrit të Holandës: Serbisë t’i kërkohet llogari për agresionin ndaj Kosovës