Lansohet versioni ueb i platformës Threads

Platforma Threads tani është e disponueshme edhe në versionin ueb, ka njoftuar kreu i Instagramit, Adam Mosseri.

“Threads.net tani është lansuar për të gjithë. Na tregoni se çfarë mendoni”, shkroi Mosseri, i cili po ashtu drejton këtë rrjet social që është i lidhur me Instagramin.

Më herët, platforma Threads ishte e disponueshme vetëm në formë aplikacioni për përdoruesit e Android dhe iOS.

Lansimi në formën ueb ishte paralajmëruar prej kohësh, dhe tani më në fund ka ardhur për të gjithë përdoruesit.

Threads, shpërtheu me të madhe me numrin e përdoruesve që në ditët e para të lëshimit. /Telegrafi/

Read Previous

Londër-Nju Jork në 90 minuta? NASA do të krijojë një avion supersonik

Read Next

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Gjakovë hap thirrjen për Mekanizëm Bujqësor