Lansohet raporti i shoqërisë civile për të drejtat e njeriut

Blendë Pirra, hulumtuese ligjore dhe koordinatore e programit, është shprehur për RTK-në se ky raport është përpiluar me imputet e dërguara nga 37 organizata ku është reflektim i një situate për të drejtat e njeriut në vitin 2023.

“Raporti ka 24 të drejta, 4 seksione në të cilët janë trajtuar tema të ndryshme duke filluar nga çështjet ekonomike, politike, sociale, pastaj, janë të drejtat e disa grupeve, që janë specifike sa i përket implementimit të drejtave të tyre, si personat me aftësi të kufizuara, të drejtat e komuniteteve jo shumicë në Kosovë, dhe në fund raporti përfundon me drejtësinë tranzicionale, ambient dhe të drejtat e njeriut dhe parimi i mosdiskriminimit”, tha Pira.

Ky është viti i pestë sa i përket një raporti të tillë ku ka ndryshime pozitive nga ana e përmirësimit dhe zbatimit.

Raportet janë dërguar nëpër institucione të ndryshme dhe në shoqëri civile për t`i parë arritjet e këtyre rekomandimeve.

“Fatkeqësisht, ajo që kemi vërejtur ndër vite është që përgjigjet e institucioneve kanë munguar karshi këtyre rekomandimeve, mund ta veçoj rastin e institucionit të Avokatit të Popullit, para dy viteve me të gjeturat e dala nga ky raport, pat filluar katër hulumtime në raste të ndryshme”, u shpreh Pirra

Raporti çdo herë e më shumë po trajtohet nga institucionet por edhe nga kritere tjerë të organizatave ndërkombëtare. /RTK/

Read Previous

Më shumë se 2 mijë fëmijë lindën gjatë muajit mars në Kosovë

Read Next

Roth: Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës është i merituar