Lampard dëshiron me çdo kusht Armando Brojën tek Everton

Frank Lampard ka marrë drejtimin e Everton së fundmi, pas shkarkimit të Rafa Benitez. Tekniku anglez kërkon të përforcojë sulmin në verë.

Nga Anglia raportohet se Lampard kërkon të bëjë tijin sulmuesin Armando Broja, autor i 5 golave me Southampton këtë sezon.

“Shenjtorët” duan ta blejnë vetë sulmuesin e Shqipërisë, që e kanë marrë në huazim nga Chelsea.

Lampard e njeh Brojën, pasi e ka pasur nën urdhra te londinezët dhe i ka dhënë edhe mundësinë të debutojë me londinezët. Tani e do me ngulm tek Evertoni. /abcnews.al

Read Previous

Rritje rekorde e çmimit të energjisë në Mbretëri të Bashkuar

Read Next

Lojërat Olimpike Dimërore fillojnë sot në Pekin