Lamine Yamal thyen dy rekorde në La Liga

Ylli i Barcelona-s, Lamine Yamal, ka thyer dy rekorde në La Liga, pasi shënoi dy gola në barazimin 3-3 të së dielës kundër Granada-s në “Estadi Olimpic Lluis Companys”.

16-vjeçari shënoi fillimin e tij të gjashtë radhazi në të gjitha garat dhe realizoi golin e hapjes së lojës në minutën e 14-të.

Richard Sanchez barazoi për Granada-n në pjesën e pare, përpara se i huazuari i Manchester United, Facundo Pellistri, t’i vendoste mysafirët në avantazh.

Dy gola u shënuan vetëm gjashtë minuta më vonë, me Robert Lewandowski që riktheu barazinë për Barçën pak para se Ignasi Miquel të realizonte me kokë për Granada-n.

Megjithatë, Yamal siguroi që Barcelona të dilte me një pikë kur ai realizoi një goditje nga jashtë zonës në këndin e poshtëm.

Në moshën vetëm 16 vjeç e 213 ditë, Yamal është bërë lojtari më i ri që ka shënuar dy herë në historinë e La Liga-s, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Ansu Fati (17 vjeç e 94 ditë) në shkurt 2020.

Yamal gjithashtu ka shënuar më së shumti gola në La Liga (tre) përpara se të mbushte 17 vjeç, duke kaluar Fati-n (dy) edhe një herë si dhe sulmuesin e Athletic Bilbao-s, Iker Muniain (dy).

Përveç kësaj, Yamal ka regjistruar pesë gola dhe pesë asistime në 33 ndeshje në të gjitha garat, duke u bërë lojtari më i ri nga Barcelona dhe Spanja që ka të paktën 10 gola në një sezon të vetëm.

Edhe pse Yamal ishte i kënaqur me performancën e tij individuale kundër Granada-s, duke marrë çmimin “Lojtari i Ndeshjes” (MVP), rezultati kundër Granada-s ka bërë që Barcelona të mbetet 10 pikë prapa liderit të La Liga-s, Real Madrid, ndërsa ata gjithashtu qëndrojnë pesë pikë pas Girona-s në vendin e dytë.

“Ishte një mundësi e humbur për ne sonte, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë”, u tha Yamal gazetarëve pas ndeshjes. “Po përpiqem të punoj shumë me besimin e menaxherit tim. Unë i jam shumë mirënjohës atij, por tani po mendoj për barazimin dhe mundësinë e humbur”.

“Gjatë gjithë sezonit ne kemi pranuar shumë gola, shumë gola. Duhet të përmirësohemi pasi kjo na kushton pike”.

“Jam mirënjohës për çmimet MVP, por jam i trishtuar për rezultatin”, shtoi talenti spanjoll.

Duke diskutuar për shpresat e Barçës për titull, Yamal shtoi: “Ka lojëra, skuadrat përpara nesh mund të humbasin pikë dhe ne duhet të jemi gati për të shfrytëzuar sa më shumë nëse e bëjnë këtë”.

Yamal do të kërkojë të shtojë numrin e golave të tij kur Barcelona të udhëtojë në “Estadio Municipal de Balaidos” për t’u përballur me Celta Vigo-n të shtunën.

/albanianpost/

Read Previous

Rohde: Kosova dhe Serbia me qasje humbëse, po i kënaqin audiencat lokale

Read Next

Drejtoria e Shëndetësisë hap thirrjen për subvencione