Ylli i Barcelona-s, Lamine Yamal, e ka gdhendur emrin e tij në librat e historisë së futbollit evropian pas paraqitjes ndaj Napoli-t në Champions League të mërkurën në mbrëmje.
Në rikthimin e tyre në aksion në kontinent, Blaugranat kanë bërë udhëtimin drejt Italisë, për ndeshjen e parë të ndeshjes së 1/16-tës së Champions League me kampionët e Serie A, Napoli.
Yamal është aq i ri, saqë, duke dalë në fushë kundër Napoli-t, anësori i talentuar u vendos si lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në një ndeshje të raundit eliminator në Ligën e Kampionëve.
Lamine Yamal is the youngest player in the competition's history to play in a Champions League knockout game.
16 years and 223 days old. ✨#UCL pic.twitter.com/Vz7zAHmuO6— Squawka (@Squawka) February 21, 2024
Përsa i përketë ndeshjes, ajo përfundoi në barazim 1-1. Golit të Robert Lewandowski-t iu përgjigj ai i Victor Osimhen. Tashmë mbetet e hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit.
Rekordet e Yamal sa vijnë e shtohen. Më herët ai ka vendosur disa të tjera si: lojtari më i ri që shënon me Spanjën, lojtari më i ri që shënon në La Liga, lojtari më i ri që luan në El Clasico, si dhe lojtari më i ri që shënon më se shumti gola në La Liga pa mbushur 17 vjeç. /Albanianpost.com