Dyshja sulmuese Lamine Yamal dhe Raphinha shkruan historinë në barazimin spektakolar 3-3 të Barcelona-s me Inter-in në Champions League të mërkurën në mbrëmje.
Yamal u përgjigj për Barcelona-n pasi Inter-i kishte shënuar dy herë, dhe duke vepruar kështu, spanjolli u bë lojtari më i ri që shënon në një gjysmëfinale të Champions League-s, në moshën 17 vjeç e 291 ditë.
Superylli adoleshent e kaloi Kylian Mbappe-n, i cili e vendosi rekordin në vitin 2017 kur shënoi për Paris Saint-Germain-in në moshën 18 vjeç e 140 ditë.
Një sulmues i Barcelona-s krijoi një histori tjetër të mërkurën, pasi Raphinha kaloi në 20 kontribute për gola në këtë garë kur asistoi për Ferran Torres-in për ta bërë rezultatin 2-2.
Raphinha mund të kishte shtuar një gol personal, por gjuajtja e tij kapi traversën dhe më pas kurrizin e Yann Sommer-it për të përfunduar në rrjetë.
Megjithatë, braziliani ka 12 gola dhe nëntë asiste në 13 ndeshje të Champions League-s këtë sezon, gjë që e bëri të kalojë Lionel Messi-n për kontributet më të mëdha në një sezon të turneut për Barcelona-n, tani me 21.
Raphinha tani është në të njëjtin nivel me Cristiano Ronaldo-n, i cili arriti të kontribuonte me 21 gola për Real Madrid-in në sezonin 2013-14, kështu që braziliani po ndjek një histori të jashtëzakonshme përpara ndeshjes së kthimit me Inter-in.
Barcelona do të kthehet në aksion të shtunën në mbrëmje me një përballje kundër ekipit të fundit të La Liga-s, Real Valladolid.
Ekipi i Hansi Flick-ut është aktualisht në krye të tabelës së La Liga-s, katër pikë përpara Real Madrid-it të vendit të dytë.
Mesjavën e ardhshme, katalanasit do të udhëtojnë drejt Italisë për ndeshjen e kthimit me Inter-in. /Albanianpost.com