Lakers rikthehen te fitoret në NBA, triumfojnë me rezultat të ngushtë ndaj Spurs

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitorja në NBA, pasi kanë triumfuar përballë San Antonio Spurs në Crypto Arena.

Skuadra nga Kalifornia triumfoi pas 48 minutave lojë me pesë pikë diferencë 123:118 në një ndeshje që ishte e barabartë nga fillimi deri në fundin e saj.

LeBron James ishte më meritori për fitoren e Lakers, me veteranin amerikan që realizoi 30 pikë, pati edhe shtatë kërcime e nëntë asistime.

Talenti francez Victor Wembanyama ishte më efikasi te mysafirët me 27 pikë, 10 kërcime e tetë asistime, por që nuk mjaftua në fund për fitore.

Ndeshjen e radhës Lakers e zhvillon në udhëtim te Phoenix Suns, derisa Spurs luajnë sërish jashtë shtëpisë së tyre, kësaj radhe me Utah Jazz. /Telegrafi/

Read Previous

Çfarë po ndodh në botë?

Read Next

Dy kandidatë shqiptarë për president në Maqedoni të Veriut, çfarë pritet të ndodhë?