Lajçak takon Bislimin: Dialogu është politik, s’ka asgjë teknike

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi në Bruksel.

 Lajçak përmes një postimi në Twitter ka thënë se gjithçka që do të bisedohet mes Kosovës dhe Serbisë është politike dhe asgjë teknike.

“E mirëprita Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës për diskutime sot para takimit të dialogut në nivelin e kryenegociatorëve nesër. Gjithçka në bisedimet mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është  politike, asgjë s’është teknike”, ka shkruar Lajçak.

/EO/

Read Previous

Vjosa Osmani pret në takim familjen e ish-presidentit Rugova

Read Next

Shkon në 4 milion numri i viktimave nga COVID-19 në botë