I Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në New York me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Lajçak ka thënë se kanë diskutuar për dialogun, pra për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ai po ashtu theksoi se diskutuan edhe për nevojën e një zgjidhjeje konkrete mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në Nju Jork u takova me Presidenten e Kosovës@VjosaOsmaniPRKS . Ne vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, tha ai./Gazeta Sinjali./
Kujtojmë se gjatë qëndrimit të saj në SHBA, Osmani ka takuar presidentin amerikan, Joe Biden, sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe personalitete të tjera.