Lajçak shpreh mirënjohje për Maqedoninë e Veriut në përkrahjen e dialogut

Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin maqedon për çështje evropiane, Bojan Marichikj.

Lajçak ka shprehur mirënjohjen ndaj përkrahjes së Maqedonisë së Veriut për dialog.

“Kisha takim të shkëlqyeshëm me zëvendëskryeministrin Marichikj. Jam mirënjohës ndaj Maqedonisë së Veriut për përkrahjen e saj të fuqishme ndaj dialogut dhe mezi po pres takimit e ardhshëm për dialog në Ohër në fund të këtij muaji. Ne po ashtu kemi diskutuar për çështje thelbësore për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

/KlanKosova/

Read Previous

Vrasjet e tri grave në Tiranë, Begaj: Fenomene të tilla nuk mund të jenë pjesë e shoqërisë sonë

Read Next

Deputetët e vazhdojnë sot seancën me pika të papërfunduara