Lajçak për takimin ku ishte edhe Osmani: Iu përgjigjem pyetjeve dhe shqetësimeve të liderëve

Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që kanë pasur në Nju Jork me krerët e shteteve të  Ballkanit Perëndimor.

Lajcak ka thënë se kanë pasur diskutime interesante dhe se kanë biseduar në detaje për procesin e zgjerimit dhe se u janë përgjigjur të gjitha pyetjeve legjitime dhe shqetësimeve që krerët e gjashtë shteteve kanë pasur.

“Diskutim interesant dreke i organizuar nga Josep Borell me gjashtë Presidentët e Ballkanit Perëndimor në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ne folëm në detaje për zgjerimin dhe iu përgjigjëm pyetjeve dhe shqetësimeve legjitime që kishin liderët”, ka shkruar Lajcak.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Rasti i 3-vjeçarit, Inspektorati i Arsimit vendos masë disiplinore ndaj drejtoreshës dhe kërkon suspendim nga puna të tri punëtorëve

Read Next

BE dhe UNICEF lansojnë fushatën 22 mujore “T’gjithë N’Përfshirje”