I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha sot pas takimit në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti se kanë dënuar fuqishëm sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës dhe presin që sulmuesit të vihen para drejtësisë.
Lajçak tha më tej se ngjarjet e 24 shtatorit treguan qartë se normalizimi i raporteve është më urgjent se kurrë.
“Kemi dëgjuar me kujdes qëndrimet e kryeministrit Kurti dhe brengat e tij sa i përket sigurisë në veri. Duam të themi se sulmi ndaj policisë së Kosovës nga individë të armatosur është përshkallëzim i qartë… dhe kemi dënuar fuqishëm sulmin e 24 shtatori”, tha ai. /Telegrafi/