Lajçak: Marrëveshja arrihet brenda muajve nëse ka vullnet politik nga Kosova dhe Serbia

Miroslav Lajčák, Slovak Minister for Foreign Affairs

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
tha se marrëveshja është “teknikisht e realizueshme brenda disa muajsh, nëse
të dy palët e duan atë dhe kanë vullnetin politik”, ndërsa theksoi që anëtarët e
BE-së presin që dialogu të vazhdojë pa vonesë dhe “të arrijë një përparim të
shpejtë në negociatat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”.


Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, Lajçak theksoi se
udhëheqësit në Prishtinë dhe Beograd duhet të “investojnë përpjekje dhe
kapital politik”, të kenë vullnet dhe guxim politik, si dhe një mandat nga populli, që do të thotë besim, mbështetje dhe mirëkuptim për popujt e tyre për çështje për të cilat negociojnë vendimet e vështira që pritet të vijnë”.

Shtetet anëtare të BE-së presin vazhdim të menjëhershëm dhe përparim të
shpejtë të dialogut drejt marrëveshjes, “me të gjitha marrëveshjet e arritura
deri më tani që të respektohen dhe zbatohen”, tha Lajçak, duke theksuar se
marrëveshja “duhet të gjejë zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e hapura dhe
të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor”.

Kur u pyet se çfarë pret nga vazhdimi i dialogut nëse presidenti serb
Aleksandar Vuçiq thekson se kushti pa të cilin nuk ka negociata është që të
zbatohet dispozita kryesore e Marrëveshjes së Brukselit për krijimin e
Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive,
ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti refuzon, Lajçak tha se BE-ja është
ndërmjetës dhe se përparimi varet nga dy anët.

“BE-ja është një ndërmjetës në dialogun Beograd-Prishtinë për një arsye të
thjeshtë, dhe kjo është për të siguruar që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim
në rrugët e tyre drejt Evropës, por çështjet në diskutim, shpejtësia dhe
përparimi varen nga vullneti i të dyja palëve garanton që gjithçka për të cilën
do të bihet dakord do të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, vlerat dhe
normat e BE-së, ndërsa në të njëjtën kohë është e vërtetë që vendet anëtare të
BE-së presin që dialogu të vazhdojë pa vonesë dhe që të dy palët të bëjnë
përparim të shpejtë në negociatat mbi një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Në të
njëjtën kohë, të gjitha marrëveshjet e mëparshme duhet të respektohen dhe
zbatohen”, tha ai.


Lajçak deklaroi se ai beson se arritja e tij kryesore gjatë vitit në cilësinë e të
dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale është
se dialogu rinizi në korrik të vitit 2020, pas një pauze prej 20 muajsh.

Read Previous

Laporta dhe Messi presion të fuqishëm Neymarit për rikthim në Barcelonë

Read Next

​Hoxhaj: Menaxhimi i pandemisë të marrë drejtimin e duhur