Sezoni filloi me një debat global mes të gjithë futbollistëve mbi një kalendar të mbushur me ndeshje. Në katër javët e para të La Liga-s, të cilat u pasuan nga ndeshjet ndërkombëtare dhe e gjitha kjo ndodhi brenda dy javesh kalendarike, kanë sjellë një vale dëmtimesh që kanë shkatërruar një numër të mirë skuadrash.
Po të marrim parasysh që nga fillimi i kompeticionit, pra që kur u luajt ndeshja e parë e La Liga-s apo Superkupa e Europës (në rastin e Real Madrid-it), dhe duke lënë jashtë sëmundjet, ka më shumë se 40 lojtarë të dëmtuar nga skuadrat spanjolle.
Gjithashtu duhet mbajtur parasysh se para këtij pushimi ndërkombëtarë, La Liga ka qenë e vetmja nga kompeticionet e mëdha që ka luajtur katër ditë, tre në Premier League angleze, Ligue 1 franceze, Serie A italiane dhe dy në Bundesliga-n gjermane.
Real Sociedad dhe Real Madrid janë ata që kanë pësuar më shumë. Baskët e marrin vendin e parë me tetë dëmtime. Disa shumë serioze.
Të bardhët nga kryeqyteti nga ana e tyre po dridhen sërish nga fatkeqësia e dëmtimeve. Ata kanë pasur gjashtë dëmtime deri më tani.
Tashmë në ditët e fundit të parasezonit, kur po formonin skuadrën për Superkupën e Europës, Camavinga ra i pari.
Por, që nga fillimi i garës, një dëmtim i muskujve të Bellingham dhe problemet e Ceballos kundër Betis kanë ndryshuar planet e Ancelotti-t, i cili gjithashtu nuk e ka Vallejo-n të gatshëm për shkak të mbingarkesës, sipas klubit.
Pushimi i kombëtares ka sjellë më shumë lajme të këqija. Mendy dhe Tchouameni u desh të largoheshin nga kampi francez, ndërsa dëmtimi i muskujve të Militao-s me Brazilin bëri që edhe ai gjithashtu të largohej nga ekipi i tij.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, Jacobo Ramon pësoi një problem muskulor me Real Madrid Castilla-n.
Villarreal-i qendron ne vendin e trete me kater demtime. Ndiqet nga Barcelona me tre demtime, ashtu si Osasuna, Celta, Mallorca, Atletico Madrid dhe Valencia.
Te Barça, Fermin-it i është dashur të heqë dorë nga thirrja e tij me U-21 për shkak të problemeve me muskujt. Dani Olmo pësoi një goditje ndaj Serbisë, por duket të jetë vetëm një frikë, ende asgje zyrtare. Hansi Flick ka parë tashmë Christensen-in të mungojë për shkak dëmtimi dhe mbi të gjitha i riu Marc Bernal, me një ligament të këputur.
Kujtojmë se Barcelona ka ende të dëmtuar dy superyjet e ekipit Frenkie de Jong dhe Ronald Araujo. Por ata nuk lidhen me dëmtime të këtij fillim sezoni.
Me nga dy dëmtime janë Athletic Bilbao dhe Sevilla. Ndërsa me nga një janë Rayo, Girona, Betis dhe Las Palmas. /Albanianpost.com