Ylli i futbollit Kylian Mbappé pësoi një thyerje të hundës në fitoren 1-0 të Francës ndaj Austrisë në Euro 2024 të hënën, tha Federata Franceze e Futbollit (FFF) në një deklaratë për Reuters.
Incidenti ndodhi në minutën e 86-të kur Mbappé, i cili do t’i bashkohet Real Madridit nga Paris Saint-Germain , goditi pa dashje me kokë mbrojtësin e Austrisë, Kevin Danso, kur sfidoi për topin.
“Për kapitenin e skuadrës franceze u kujdes fillimisht stafi mjekësor dhe mjeku Franck Le Gall, i cili konstatoi një thyerje të hundës. Diagnoza [u konfirmua] gjatë ekzaminimeve radiologjike në spitalin e Düsseldorf.
“Kylian Mbappé është rikthyer në kampin bazë të skuadrës franceze. Ai do t’i nënshtrohet trajtimit në ditët në vijim, pa iu nënshtruar menjëherë një operacioni. Do të bëhet një maskë në mënyrë që të lejojë numrin 10 të ekipit francez të konsiderojë rifillimin e garës pas një periudhe kushtuar trajtimit,” shtoi FFF.
CNN ka kontaktuar me FFF për koment.
Pas ndeshjes, Mbappé postoi në X, i njohur më parë si Twitter, duke kërkuar ide për maskën e tij të re.
Des idées de masques 🎭😅 ?— Kylian Mbappé (@KMbappe) June 17, 2024
Mbappé, i konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë në botë, ka 47 gola në 80 paraqitje për ekipin kombëtar dhe pati një dorë në golin e fitores së Les Bleus kundër Austrisë, duke siguruar krosin që çoi në autogolin e Max Wöber./CNN/