Ky vend rrezikon të jetë nën ujë deri në vitin 2050

Banorët e një ishulli të përshkruar si një “cep i paprekur i Paqësorit” po marrin oferta për t’u larguar nga atdheu i tyre që po fundoset – para se të jetë tepër vonë.

Rreth 4 mijë kilometra në perëndim të Hawaiit dhe rreth 5 mijë kilometra nga Australia kontinentale, kombi ishullor i Tuvalusë përballet me një të ardhme të pasigurt.

Madje shkencëtarët në NASA kanë parashikuar se shumica e tokës dhe infrastrukturës kritike në Tuvalu do të jetë nën nivelin aktual të baticës së lartë deri në vitin 2050.

Enklava e vogël oqeanike është vetëm 25 kilometra katrorë dhe, pas Qytetit të Vatikanit, është vendi i dytë më pak i populluar në botë.

Por më shumë se një e treta e banorëve në ishull tani kanë “vënë bast” për të ardhmen e tyre, shkruajnë mediat e huaja.

Ata janë bërë pjesë e një “loje”, e cila do t’u lejonte atyre të iknin dhe të migronin përgjithmonë në Australi.

Vetëm 280 viza do të jepen nga një “lotari e rastësishme” çdo vit, të shpërndara midis 10,643 banorëve të vendit.

Programi i vizave, i udhëhequr nga Departamenti i Punëve të Jashtme i Australisë, do të siguronte qëndrim të përhershëm në Australi dhe të drejtën për të udhëtuar lirisht brenda dhe jashtë vendit.

Mbajtësit e vizave do të kishin gjithashtu qasje në Medicare (sistemi shëndetësor i financuar nga shteti i Australisë), subvencione për kujdesin ndaj fëmijëve dhe të drejtën për të studiuar në shkollat australiane.

Në thelb, viza është një biletë e artë për një jetë të re.

Në të njëjtën kohë, Australia dhe Zelanda e Re kanë financuar ndërtime në Tuvalu për të fortifikuar tokën që po rrezikohet nga deti dhe për të krijuar zona të reja të ngritura toke për të përballuar kërcënimin e rritjes së nivelit të detit.

Në këtë drejtim “Projekti i Përshtatjes Bregdetare të Tuvalusë” po punon për të mbrojtur bregdetin e vendit që po tkurret me shpejtësi, ndërsa niveli i ujërave vazhdon të rritet.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Ndryshimeve Klimatike dhe Mjedisit, Dr. Maina Vakafua Talia, tha: “Ne besojmë se kjo punë mund të ofrojë mësime të vlefshme për kombet e tjera në mbarë botën që përballen me ndikimet negative të ndryshimeve klimatike”.

@c4news Tuvalu is an island nation home to 11,000 people in the Pacific Ocean but soon the entire country could vanish underwater. Climate change means the ocean there is rising 1.5 times faster than the rest of the planet. #LosingParadise #Tuvalu #ClimateChange #COP28 #Oceania #RisingNationsInitiative #PacificIslander #Polynesian #Tuvaluan #Channel4News #C4News ♬ original sound – Channel 4 News

Por, edhe pse qeveritë po punojnë për të shpëtuar Tuvalun dhe në thelb po evakuojnë banorët me viza votimi, kombi ishullor ende po u reklamohet turistëve si një “cep i paprekur i Paqësorit”.

Bordi i turizmit i qeverisë po e reklamon ishullin si “të përjetshëm”, por koha po ecën për Tuvalun dhe kombet e tjera të rrezikuara.

Për shembull, deri në vitin 2050, shkencëtarët paralajmërojnë se rreth 80% e Maldiveve mund të bëhen të pabanueshme.

Male, kryeqyteti i Maldiveve që ndodhet në Oqeanin Indian, ka qenë i vetëdijshëm për kërcënimin e rritjes së nivelit të detit dhe madje thuhet se ka filluar të ndërtojë një qytet lundrues për t’u përballur me të.

Por rritja e nivelit të detit ende përbën një kërcënim serioz dhe mund ta përmbytë qytetin.

Holanda gjithashtu po fundoset.

Nuk është çudi – pika e saj më e ulët është 22 metra nën nivelin e detit.

Holanda është pjesë e Vendeve të Ulëta, pasi ato ndodhen të ulëta, të sheshta dhe afër Detit të Veriut.

Por, megjithëse holandezët janë të njohur për teknikat e tyre të mbrojtjes nga përmbytjet, nivelet e detit aktualisht po rriten më shumë se dy herë më shpejt se sa ishin në shekullin e 20-të.

Dhe ata janë në një pozicion më të mirë se shumica e vendeve të Paqësorit që përballen me probleme të ndryshimeve klimatike – çdo familje në Holandë ka 248,599 dollarë pasuri neto, që do të thotë se ata mund të zhvendosen lehtësisht nëse situata klimatike përkeqësohet.

Pasuria është një çështje tjetër në vendet ishullore të Paqësorit, ku pjesa më e madhe e vendit mbështetet në industri si bujqësia, peshkimi dhe turizmi për jetesë. /Telegrafi/

Read Previous

Baraliu: Nëse nuk zbatohet aktgjykimi i Kushtetueses, pasojat janë të pariparueshme

Read Next

Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet