Ky është vendi i vetëm në botë pa mushkonja

Kruarje dhe bezdi. Këto janë disa nga pasojat e të jetuarit me mushkonja, të cilat janë gjithmonë të pranishme në Shqipëri e Kosovë, sidomos gjatë verës.

Por, ekziston një vend në botë që nuk e ka këtë problem dhe ky vend është Islanda. Arsyeja kryesore për mungesën e mushkonjave në territorin e këtij shteti është klima islandeze. Gjatë dimrit, temperatura mesatare është zakonisht 1-2 gradë Celcius, ndërsa në verë rritet në rreth 12 gradë Celcius. Megjithatë, nuk është e vetmja arsye.

Arsyet e tjera pse mushkonjat nuk mund të ambientohen në Islandë lidhen me fazën riprodhuese dhe me ujin. Riprodhimi i këtyre insekteve ndodh gjithmonë në mjedise me lagështi, ku uji duhet të jetë i ndenjur dhe ku ka zona me hije dhe bimësi.

/GazetaExpress/

Read Previous

Zhdrella, fshati me kushte të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë

Read Next

Sfidat e Ligës së Kombeve me Izraelin e Islandën, programi stërvitor i Kombëtares shqiptare