Ky është numri i votave që morën të gjithë kandidatët për kuvende komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet nga Qendra e Numërimit të Votave për kandidatët në kuvende komunale.

Në web-faqen e KQZ-së, është publikuar lista me numri i të gjitha votave të numëruara nga QNR-ja.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare edhe për tri prej katër komunave të cilat nuk u certifikuan në mbledhjen e kaluar për shkak të ankesave që ishin drejtuar në PZAP.

Komunat në të cilat u certifikuan rezultatet janë Podujeva, Shtimja e Ferizaj, kurse për rezultatet në Kllokot, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se duhet të presin ende.

“KQZ tani mund të bëjë certifikimin e rezultateve për Ferizajn, Shtime, Podujevë ndërkaq për Kllokot do të presim konfirmim zyrtar se a ka përfunduar shqyrtimi i ankesës në Gjykatën Supreme”, tha Radoniqi. 

/Telegrafi/

Read Previous

Aktakuzë ndaj pesë personave zyrtar, për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lëndim i rëndë trupor

Read Next

3 mijë e 639 persona u vaksinuan kundër COVID-19 gjatë 24 orëve