Ky është numri i bashkatdhetarëve të regjistruar

Në procesin e regjistrimit të popullsisë janë regjistruar mbi 600 mijë qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës. Megjithatë, regjistrimi për këtë pjesë është i hapur deri me 31 gusht. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, derisa thekson rëndësinë e këtij procesi për qytetarët me nënshtetësi kosovare, paralajmëron penalizime ligjore për ata që nuk regjistrohen.

Thirrje në këtë drejtim për diasporën kanë bërë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, të cilët kanë kërkuar nga gjithë qytetarët e diasporës të shfrytëzojnë këtë të drejtë.

Ndërsa, Kastrati përmendi se rreth 1.2 milionë kosovarë jetojnë jashtë vendit, duke shtuar se regjistrimi synon të krijojë një bazë të dhënash të saktë për ta./kosovapress/

Read Previous

De Gea nuk do ta ketë të lehtë t’i kthehet futbollit te Fiorentina

Read Next

Mundësi i Shqipërisë i afrohet medaljes olimpike