Ky është formacioni më i mirë i fazës së grupeve në Euro 2020 sipas ESPN

Rrjeti i njohur televiziv ESPN ka zgjedhur formacionin apo 11-shen më të mirë pas përfundimit të fazës së grupeve në Euro 2020.

Faza e grupeve ka sjell ndeshje interesante, befasi dhe shumëçka tjetër, teksa tanimë dihen ekipet dhe çiftet që do të luajnë në fazën e 1/8-tës.

Mediumi ESPN ka zgjedhur formacionin më të mirë të grupeve duke thënë se duket logjike të kufizohen në lojtarët që kanë luajtur së paku nga dy ndeshje.

ESPN gjithashtu ka zgjedhur një formacion 4-3-3, sepse ky ishte rreshtimi që luajtën më shumë kombëtare.

Në formacionin e ESPN sigurisht që nuk mungojnë emra yjesh që kanë shkëlqyer si Cristiano Ronaldo, Manuel Locatelli dhe Simon Kjaer.

PortierRobin Olsen (Suedi);

MbrojtësDenzel Dumfries (Holandë), Simon Kjaer (Danimarkë), Leonardo Bonucci (Itali), Leandro Spinazzola (Itali);

MesfushorëManuel Locatelli (Itali), Georginio Wijnaldum (Holandë), Paul Pogba (Francë)

SulmuesKevin de Bruyne (Belgjikë), Memphis Depay (Holandë), Cristiano Ronaldo (Portugali);

/Telegrafi/

Read Previous

Eurodeputetja franceze e quan Kosovën të rrënuar nga korrupsioni dhe islami radikal

Read Next

Presidenti i UEFA-s shpjegon pse u anulua rregulli i ‘golit mysafirë’