Ky do të jetë zëvendësuesi i Ronaldos te Juventus

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann, ka gjasa të mëdha që ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon te skuadra e Juventusit, kanë raportuar të enjten mediumet në Itali.

Bëhet e ditur se drejtuesit e Juventusit po e shohin Griezmannin si përforcim të duhur në rast të largimit të Ronaldos nga Torino gjatë kësaj vere.

Te Juventusi janë të gatshëm të bëjnë një investim në sulmuesin francez, i cili pritet të nxirret në shitje nga Barcelona.

Ronaldo 36-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri vitin e ardhshëm dhe kohët e fundit është folur mjaft për një largim të tij. Në anën tjetër, Griezmann ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 12 asistime në 50 paraqitje në të gjitha garat./Koha.net/

Read Previous

Përveç raketave, të gjitha transportet do të jenë elektrike

Read Next

Lamtumirë Internet Explorer, mbyllet pas 26 vitesh shërbim