Meshkujt e klubit të volejbollit Vëllaznimi në grupmoshën U18 ia kanë dalë të shpallen kampion për sezonin vjeshtor. Pas shumë ndeshjeve lojtarët kanë treguar rezultate shumë të mira duke treguar talent e efikasitet në lojë. Trajneri Lend Hasimja tha se ky është viti i tretë me radhë që ky klub rrëmben titullin e kampionit.
Për tërë këtë angazhim kryetari dhe njëherit edhe kryetrajneri Blend Haxhikadrija tha se kjo grupmoshë është shumë premtuese dhe përkundër vështirësive volejbollistët nuk po ndalen që të realizojnë synimin e tyre dhe të mbajnë këtë titull edhe në vitet e ardhshme.
Kampionet e volejbollit po i gëzohen suksesit të arrirë, por po vazhdojnë stërvitjet me punë e përkushtim maksimal.
Përkundër çdo sfide Vëllaznimi do të luftojë në secilën përballje dhe ti mund rivalët. Dashuria ndaj volejbollit dhe motivi për të fituar titullin kampion po i shtynë këta të rinjë që të vazhdojnë të arrijnë suksese për të cilat qyteti i Gjakovës duhet të krenohet.