Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se të enjten, më 24 mars, Kuvendi mban dy seanca.
Seanca e parë do të jetë për përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve të forcave serbe në vitin 1999, ndërkohë seanca e dytë është e rregullt dhe nis në orën 15:00.
Në këtë të fundit, përveç pikave të zakonshme, do të ketë edhe debat parlamentar të thirrur nga PDK-ja për politikën e jashtme.
/Klankosova.tv/