Kuvendi nderon me një minutë heshtje senatorin Bob Dole, serbët qëndrojnë ulur

Me një minutë heshtje për vdekjen e senatorit Bob Dole ka filluar seanca e sotme parlamentare e Kuvendit të Kosovës. Deputetët kanë nderuar mikun e madh të Kosovës, senatorin i cili ndërroi jetë dje. E derisa të gjithë janë ngritur në këmbë në nderim të Dole, Lista Serbe ka qëndruar ulur.

Me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konufca, deputetët shqiptarë nderuan ish-senatorin Bob Dole me një minutë heshtje.

“Para se të fillojmë me pikat tjera të seancës, do të kërkoja që ta mbajmë një minutë heshtje për ta nderuar mikun e madh të Kosovës senatorin Bob Dole, i cili ndërroi jetë. Ju lus për një minutë heshtje”, theksoi Konjufca. 

Seantori Dole ishte i sëmurë me kancer, ndërkaq të dielën ka vdekur.

Read Previous

ShSKUK: 13 pacientë po trajtohen me COVID-19

Read Next

Majlinda Kelmendi do të pensionohet sot me ceremoni shtetërore