Kuvendi i Kosovës me 76 vota për ka miratuar Raportin vjetor të Agjensisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020.
Kryetari i Komisionit Funksional për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, Bekë Berisha, ka paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës arsyetimin e raportit me rekomandimet e këtij komisioni.
“Në bazë të nenin 66 të ligjit nr 6L082 për mbrojtjen e të dhënave, agjencia duhet t’i paraqes Kuvendit të Kosovës raporti vjetor të punës dhe duhet të publikojë atë jo më vonë se me 31 mars të vitit vijues. Raporti jep një pasqyrë të punë së agjencisë dhe të fushës e qasjes në dokumentet publike dhe mbrojtjes së të dhënave personale në vitin paraprak. Agjencia i ka paraqitur kuvendit raportin e punës për vitin 2020 dhe komisioni e ka shqyrtuar këtë raport dhe të njëjtin ja ofron kuvendit për miratim”, ka treguar Berisha.
Ndërkaq kryetari i komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, ka thënë se pas shqyrtimit të raportit është dalë në përfundime se pjesa më e madhe buxhetore i kësaj organizate iu dedikohet rrogave, prandaj nuk ka ndonjë problem në miratimin e saj.
“Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka shqyrtuar këtë raport, pjesa më e madhe e shpenzimeve të kësaj organizate buxhetore i dedikohen rrogave jo fiks edhe nuk mendoj se ka ndonjë shqetësim që do ta parandalojmë miratimin e këtij raporti. Prandaj, komisioni ka kërkuar që kjo të miratohet”, tha ai./GazetaSinjali