Kuvendi i Shqipërisë voton qeverinë “Rama 3”

Rreth orës 06:46 Kuvendi i Shqipërisë ka votuar qeverinë “Rama 3”. Programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3” morën 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

Sapo kryeministri Edi Rama mori fjalën, deputetët e opozitës u larguan nga salla.

Rama gjatë fjalës së tij për programin e mandatit të tretë tha se është një program që do të realizohet dhe se projektet e mëdha, pandemia dhe tërmeti pikat kryesore në program.

Pas votimit pritet që qeveria të betohet te presidenti Ilir Meta. /KP/

Read Previous

13,473 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Konjufca: S’ka arkiva të UÇK-së, është arkivi shtetëror i Republikës së Kosovës