Kuvendi i Shqipërisë hap dyert për qytetarët në ditën e 80-vjetorit të Çlirimit

Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të atdheut, ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë hapi dyert e Sallës së Seancave Plenare dhe të Kryesisë së Kuvendit për qytetarët.

Gjatë vizitës në Kryesinë e Kuvendit, morën pjesë pensionistë, veteranë, nxënës nga gjimnazi “Oso Kuka” Shkodër dhe nga shkolla “1 Maji” Berat.

Salla e Seancave Plenare u vizitua nga studentë, prindër me fëmijë, qytetarë, turistë të huaj etj., të cilët u njohën me veprimtarinë e Kuvendit. /ATSH/

Read Previous

Nga 1 dhjetori kosovarët mund të udhëtojnë në Tajvan pa viza

Read Next

Macron viziton Notre-Dame pas restaurimit