Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot konfirmon dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë mbledhjen e 139-të në të cilën pritet të konstatohen dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe të zgjidhet kryetari i ri i shtëpisë ligjvënëse, Jovan Mitreski, koordinator aktual i grupit parlamentar të LSDM-së.

Kovaçevski dhe Xhaferi, i cili do të jetë mandatar i qeverisë teknike, dorëheqjet i dhanë dje me çka nisi procedura për zgjedhjen e qeverisë teknike më 28 janar, njëqind ditë para zgjedhjeve kuvendare më 8 maj.

Në bazë të Rregullores, për kryetar të Kuvendit është zgjedhur kandidati i cili ka fituar shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Pas zgjedhjes dhe betimit solemn, Xhaferi do t’ia dorëzojë funksionin Mitreskit, raportojnë mediat maqedonase.

Në ndërkohë partitë politike do ta njoftojnë presidentin e shtetit Stevo Pendarovski se në Kuvend kanë shumicë, pas çka ai në orët e pasdites do t’ia ndajë mandatin për formimin e qeverisë teknike Talat Xhaferit. Mandatari teknik të shtunën do të dorëzojë program dhe përbërje të Qeverisë në Kuvend.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Dorëzimi i peticioneve, BE-ja kërkon që zgjedhjet në veri të mbahen sa më shpejt

Read Next

Arrestohet një person, kanosi zyrtarin policor pas shqiptimit të gjobës