Kuvendi i komunës së Gjakovës themeloi sot Komitetin për Politikë dhe Financa

Kuvendi i komunës së Gjakovës sot ftoi anëtarët e asamblesë komunale në një mledhje të jashtëzakonshme me qëllim që të themelojë Komitetin për politikë dhe financa. Mbledhja u udhëhoq nga kryesuesja e kuvendit komunal, Arbënesha Kuqi e cila fillimisht bëri të ditur se në pranishëm ishin tha 30 anëtarë, numër i mjaftueshëm i kuorumit për zgjedhjen e anëtarëve të komitetit për politikë dhe financa. Kuqi tutje shtoi se sipas ligjit, KPF duhet të jetë i përbërë nga 9 anëtarë dhe prej tyre 3 duhet të jenë gra.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje ishin kundër kësaj përbërje duke theksuar se ata mendojnë që KPF duhet të jetë me 3 anëtarë.

Por ndryshe u deklaruan anëtarët e AAK-së dhe PDK-së dhe kryetari i komunës, Ardian Gjini.

Pas diskutimeve dhe propozimeve me 29 vota pro dhe 1 kundër, Kuvendi e themeloi KPF-në me këtë përbërje: Durim Halilaj, Agustin Shala dhe Teuta Pallaska – Milla nga AAK, Mimoza Shala dhe Ali Tafarshiku nga VV, Labeat Sadria nga PDK, Teki Shala nga LDK dhe Ferdinand Kolaj nga PSHDK.  Gjithashtu, sipas ligjit, me automatizëm pjesë e KPF-së është edhe kryesuesja e kuvendit të komunës, Arbënesha Kuqi .

Read Previous

Kurti: Nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa u gjetur personat e zhdukur

Read Next

​Handikos lanson kampanjën “Ngom mu!”