“Kush nuk ka parë Lurën nuk njeh Shqipërinë”, Liqenet e Lurës një nga perlat e Shqipërisë

“Kush nuk ka parë Lurën nuk njeh Shqipërinë” është një shprehje të cilën e ka thënë kolosi i Kombit Shqiptarë, Gjergj Fishta, për të shprehur adhurimin për një nga vendet më të bukura të Shqipërisë.

Lura përbën një territor prej  1.280 hektarësh, në të cilin shtrihen 7 liqene akullnajore me një pejsazh mahnitës. Prej liqeneve, më të mëdhenjtë janë:

Liqeni i Madh, me 32 hektarë

Liqeni i Pishave, me 13 hektarë

Liqeni i Zi, me 8 hektarë

Liqeni i Luleve, me 4 hektarë.

Liqeni i Zi, është liqeni me thellësinë më të madhe, dhe prej nga edhe e ka marrë emrin i zi, sepse thellësia bën që liqeni të ketë një pamje më të errët nga të tjerët./

Përderisa gjatë verës në Lurë mbizotëron një pamje e gjelbër, gjatë dimrit këta liqene ngrijnë duke i dhënë vendit një pamje të kristaltë./KultPlus.com/

Read Previous

Konjufca pas takimit me Escobarin: Kosova ka luajtur rol konstruktiv përgjatë gjithë procesit të dialogut

Read Next

Prestigjozja amerikane “Time” artikull qytetit të Beratit, një ndër vendet për t’u vizituar në vitin 2023