Kush me kë do të përballet në javën e 31-të në Superligë?

Testin e parë e ka këtë të shtunë. Akis Vavalis do të debutoi në Superligën e Kosovës në futboll si trajner i Dritës, gjashtë xhiro pa u mbyllur kampionati.

“Intelektualët” të shtunen e presin në Gjilan ekipin e Ferizaj i cili medoemos e synon mbetjen në elitën e futbollit kosovar.

Në të njejtën ditë, sfidë e nxehtë do të zhvillohet edhe në “Bajram Aliu” në Skenderaj. Aty, Drenica e pret Malishevën. Të dy ekipet po luftojnë fuqishëm për mbetjen në Superligë.

Ndërsa, të dielën në program janë tri sfida.

Prishtina e pret Llapin në “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo që do të transmetohet direkt në Klankosova.

Kurse, në shtëpi këtë vikend do të luaj edhe Dukagjini. Ky ekipi i fundit e pret në Klinë kampionin në fuqi dhe liderin aktual, Ballkanin.

E takimi që e mbyll javën e 31-të në Superligë është ndërmjet Treçës ’89 dhe Gjilanin që zhvillohet në Mitrovicë në “Riza Lushta”.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.

Read Previous

Pak histori, disa rregulla dhe shumë kuriozitete, çfarë duhet të dini për Eurovision 2023

Read Next

FMN i bën thirrje Bankës Qendrore Evropiane të vazhdojë me rritjen e normave të interesit