Kush janë yjet që do mungojnë ose janë në dyshim për Kupën e Botës?

Kupa e Botës është vetëm pak ditë larg fillimit të saj. Më 20 nëntor, pas saktësisht 16 ditësh, në Katar do të ngrejë siparin kompeticioni më i rëndësishëm për kombëtaret.

Mirëpo, në këtë turne do të ketë disa yje të mëdhenj të futbollit që do të mungojnë. Gjithashtu në mëdyshje janë ende shumë yje të tjerë.

Por, kush janë lojtarët që do të mungojnë në Kupën e Botës:

Franca është kombëtarja më e prekur, pasi do të duhet të bëjë pa dy titullarët e mesfushës N’Golo Kante dhe Paul Pogba. Atyre iu shtohet dhe sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial. Portugalia ka gjithashtu mungesa të rëndësishme si: Diogo Jota dhe Ricardo Pereira.

Mungesa të rëndesishme do të kenë gjashtë kombëtare të tjera: Timo Werner (Gjermani), Reece James (Angli), Kylie Walker (Angli), Sergio Roberto (Spanjë), Arthur Melo (Brazil), Georgino Wijnaldum (Holandë) dhe Mauro Arambarri (Uruguaj).

Heung-Min Son/ Photo: Daniel Cole / Associated Press

Si të mos mjaftonte kjo, në dyshim është edhe një listë e gjatë e lojtarëve, të cilët ende nuk e dinë nëse do të mbërrijnë në kohë për Botërorin.

Argjentina është kombëtarja më e prekur në këtë rast, pasi aty përfshihen emra si: Paulo Dybala, Gionavi Lo Celso dhe Juan Foyth.

Pas amerikano-jugoreve, më e prekur është Portugalia, me emra si: Danilo Pereira, Pedro Neto dhe Pepe.

Lojtarë të tjerë që mbeten në dyshim janë: Heung-Min Son (Koreja e Jugut), Ronald Araujo (Uruguaj), Raphael Varane (Francë), Damian Suarez (Uruguaj) dhe Ben Chilwell (Angli). /Albanianpost.com

Read Previous

Shërohet britaniku që ishte i infektuar me COVID-19 për 411 ditë

Read Next

​Saga për trustin vazhdon ende, qytetarët optimistë për 30 përqindëshin