Kusari vendi qe po zgjon kureshtjen e turisteve per Gjakoven

Kusari është shndërruar në një prej vendeve që po zgjon kureshtjen e shumë vizitorëve nga kosova dhe jashtë saj. I rrethuar me pyje, kodra dhe natyrë të bukur. Kjo pamje piktoreske ta rrit dëshirën për të qëndruar pëgjithmonë aty.Gjatë vizitës që i bëmë shpellës së Kusarit, ne  rastisem me një grup vizitorësh që kishin ardhur me guide nga Shqiperia për vikend. Agron Ndreu tha se është hera e parë që vizituan shpellat e Kusarit. Ai u shpreh I mahnitur me pamjen që ofronte kjo zone.https://www.syri-vision.tv/

Shpellat i kishte parë vetëm në fotografi të cilat janë të publikuara në rrjetet sociale, por pasi që I vizitoj Agroni tha se ishte me bukur sesa që e kishte menduar.

Pas investimit të kuvendit komunal tash edhe qasja është më e lehtë dhe që nga qyteti e deri këtu ka sinjalistika ku të gjithë të interesuarit mund të orientohen më lehtë.Drejtori I zhvillimit ekonomik Ferdinand Kolaj tha se dita e ditës numri I vizitorëve po rritet.Andaj këtu do të ketë edhe investime të tjera.

Fshati Kusar është vetem 9 kilometra largë nga qyteti i Gjakovës I cili  shtrihet rrëzë maleve të Pashtrtikut. Të gjithë ata që e vizitojnë këtë vend mund të shijojnë një natyrë të jashtëzakonshme.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Ndahet nga jeta Ylfete Ferizi Jashari, ish punëtorja e Teatrit “Hadi Shehu”

Read Next

Atletico Madrid shpallet kampion i Spanjës