Kusari Lila prin në sondazhin e RTV Dukagjini, panelistët e RTV Dukagjini dyshojnë në raportet mes Gjinit dhe Lekaj

Me 14 nëntor qytetarët e komunës Gjakovës edhe një herë do t’u drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarin apo kryetaren e ardhshme në Komunën e Gjakovës.
Theksojmë se në këtë raund balotazhi kanditatë potencial të kësaj komune janë Ardian Gjini nga AAK dhe Mimoza Kusari Lila nga LVV.

Në debatin e zhvilluar mbrëmë në mes të analistëve në RTV Dukagjini, dhe kandidatit për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, në rrjetin social Facebook ishte postuar një sondazh, në të cilin qytetarët kishin mundësi të votonin për njërin nga kandidatët që janë në garën e 14 nëntorit për kryetar të komunës së Gjakovës.

Në sondazhin e publikuar përgjatë emisionit, kishin votuar gjithsej 14906 persona.
Nga ky votim Ardian Gjini nga AAK siguroi 5062 vota apo 34%, ndërsa kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, kishte siguruar 9511 vota apo 64%, ndërsa 2% e qytetarëve që kishin votuar në këtë sondazh, nuk kishin dhënë asnjë mendim se cili nga dy kandidatët do ta fitonte garën për Gjakovën.

Ecuria e diskutimit mes panelistëve dhe kandidatit Gjini vazhdoi, dhe gjatë rrjedhës së diskutimit, njëri nga analistët i bëri pyetje z.Gjini se “A do të bëni marrëveshje me Pal Lekën për balotazh, ku Gjini u deklarua se “Nuk kemi nevojë për marrëveshje sepse me Palin jemi bashkë”. Në të njejtën parti jemi, jemi një.

Read Previous

Një i vdekur dhe 22 raste të reja me COVID-19

Read Next

Studentët e kënaqur me literaturën në bibliotekën e qytetit