Kusari-Lila për “Thirrjet e Nënave”: Do e keni gjithmonë derën hapur – KRONIKË ZGJEDHORE

Kandidatja për kryetare nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, bashkë me kandidatët për asamblenë komunale nga kjo parti kanë vizituar sot shoqatën “Thirrjet e Nënave”. Hallet e përhershme të kësaj kategorie nuk do të hasin asnjëherë në vesh të shurdhër dhe dera është gjithmonë e hapur për ju, si në nivelin lokal ashtu dhe në atë qendror, tha Kusari-Lila në bisedë e sipër në takimin me familjarët e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kusari-Lila tutje u shpreh se është e vështirë t’u mbyllen plagët këtyre familjarëve por që do të bëj të pamundurën që këta të ndjejnë dorën e shtetit gjithmonë.

Read Previous

Në fushatë zgjedhore, aktivizohet Prokuroria Themelore për raste në Komunën e Gjakovës

Read Next

Publikohet lista e Kosovës U-21 për dy ndeshjet ndaj Republikës Çeke