Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka vizituar banorët e fshatit Stubëll dhe me ta ka diskutuar për problemet infrastukturore të kësaj zone.
Kusari-Lila përmes një postimi në rrejtin social Facebook ka adresuar problemet e këtyre qytetarëve, duke thënë se :
“Në qeverisjen tonë katërvjeçare do të kemi rregull të shtrimit të rrjetit nëntokësor dhe bashkëqeverisje të mirëfilltë me të gjithë banorët komunës tonë sipas kërkesave të tyre.”