Kusari-Lila: Ndryshimi nuk ka qenë kurrë më i prekshëm në Gjakovë- KRONIKË ZGJEDHORE

Ashtu siç e kanë traditë, edhe këtë herë me himnin kombëtar, nisi fushatën Lëvizja Vetëvendosje. Në një vend të veçantë, Muzeun Etnografik, kësaj radhe kandidatja për kryetare e kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila ishte e shoqëruar nga deputetët Agon Batusha e Ardian Gola si dhe nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu i cili tha se është nder që po e hap këtë takim duke ditur që Gjakova di të vlerësojë drejt.

Kandidatja për kryetare nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila shpalosi para të pranishmëve pjesë nga programi duke theksuar se ky është një program me investime e plane të rëndësishme.

Do të qeverisim bashkë me qytetarin në nivelin lokal dhe ndryshimi nuk ka qenë kurrë më i prekshëm, konstatuan të pranishmit nga niveli qendror që erdhën në përkrahje të Kusari –Lilës në garën për Gjakovën.

Read Previous

10 librat që duhet t’i lexoni këtë tetor

Read Next

Deklarohet KFOR-i pas zhbllokimit të veriut të Kosovës