Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në fjalën e saj në seancën ku ka nisur debati për dialogun, ka thënë se Kosovën ende është duke e përcjellë dëmi i idesë së shkëmbimit të territoreve.
Kusari-Lila ka kritikuar pushtetet e kaluara për qasjen ndaj dialogut. Sipas saj, nga viti 2017, Kosova ka hyrë në fazë të vështirë të dialogut për shkak të kësaj ideje.
“Procesi i dialogut nuk është një proces që ka shëmbëlltyre për t’u krenuar”, ka thënë ajo.
“Me këtë ide që dy palët duhet të japin diçka nga viti 2017 e kemi fazën më të vështirë të dialogut, idenë e shkëmbimit territorial”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo ka kritikuar edhe emërimin e grupit negociator gjatë Qeverisë Haradinaj, duke thënë se ajo fazë ishte “më e keqja” për çështjen e dialogut.
/GazetaSinjali/