Në disponim të mirë po e nisin sot ditën. Aktiviteti me bicikleta i planifikuar nga Vetëvendosje ka për qëllim promovimin e jetës së shëndetshme, mbrojtjen e mjedisit e po ashtu shtimin e shtigjeve të biciketave në komunën e Gjakovës, kështu tha Mimoza Kusari Lila, kandidatja për kryetare të komunës nga kjo parti.
Kusari-Lila shtoi se sot bashkë me kandidatët për Asamble nga Alternativa dhe Vetëvendosje kanë zgjedhur të përshkojnë me biçikletë vetëm disa nga vendet ku planifikojnë zgjerimin dhe shtimin e shtigjeve.
Politikat zhvillimore të Vetëvendosjes janë të fokusuara nga mjedisi dhe sigurimi i një jete të shëndetshme të qytetarëve të komunës tha ndër të tjera Kusari-Lila.