Në vazhdën e aktiviteteve që po i zhvillon kandidatja për krytare të komunës së Gjakovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, sonte ka qëndruar për vizitë në fshatin Dol të komunës së Gjakovës.
I pranishëm në këtë takim elektoral ishte edhe kryetari i kuvendit të kosovës, Glauk Konjufca. Nga këtu, Kusari- Lila tha se gjatë qeverisjes së saj do të punoj fillimisht me kanalizimet e pastaj edhe me rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme.
Glauk Konjufca, tha që në momentin kur e ka kuptuar që Kusari-Lila do të kandidoj për kryetare të komunës së Gjakovës ka thënë që parlamenti do të humbas kryetarën e grupit parlamentar të LVV-së.
Kusari-Lila ftoi banorët e fshatit Dol që të bashkëngjiten në tubimin përmbyllës i cili do të mbahet të premten.