Sot është shënuar Dita Botërore e luftës kundër kancerit e cila ka për qëllim të parandalojë miliona vdekje që ndodhin në vit duke e rritur vetëdijesimin dhe duke edukuar për kancerin bashkë me ndikimin ndaj qeverive dhe individëve që të ndërmarrin veprime kundër kësaj sëmundjeje.
Onkologu Ilir Kurtishi për televizionin Syri ka deklaruar se kjo ditë është e vetmja iniciativë, ku të gjithë mund të bashkohen në luftën kundër epidemisë globale të kancerit.
Kurtishi tutje ka bërë të ditur edhe disa nga shkaqet që mund të përmballemi si shoqëri me këtë sëmundje.
Në botë nga kanceri vdesin rreth 10 milionë persona brenda një viti, duke e bërë atë si shkakun e dytë më të shpeshtë të vdekjeve në mbarë botën. 70 për qind e rasteve të vdekjes nga kanceri ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të ardhura mesatare.